“Kam kërkuar garë”- Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës: Braçe: Kandidati i PS të zgjidhet me votë, jo nga drejtuesit!

“Kam kërkuar garë”- Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës: Braçe: Kandidati i PS të zgjidhet me votë, jo nga drejtuesit!

Deputeti socialist Erion Braçe kërkon që kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës të zgjidhet përmes një gare reale dhe një votimi masiv brenda partisë. Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Braçe theksoi se ka kërkuar që të gjithë ata që synojnë të drejtojnë kryeqytetin të kenë mundësinë të përballen në një garë, ku vendimin përfundimtar ta marrin votuesit. Braçe sqaroi gjithashtu se nuk ka komunikuar me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje, duke theksuar se përzgjedhja e kandidatit nuk është një çështje personale, por i takon strukturave drejtuese të Partisë Socialiste. Pjesë nga intervista: Braçe: Kam kërkuar garë brenda PS-së. Kam kërkuar të thirren me një votim masiv për të zgjedhur me vota kandidatin për Bashkinë e Tiranës. Rakipi:...