“Kam fëmijën 12-vjeç, ka nevojë për mua”- Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt që u vra nga kunati, kundërshton paraburgimin!
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, e vrarë më 25 tetor, ka kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit të vendosur ndaj tij nga Gjykata Themelore në Pejë. Gjatë seancës dëgjimore, Sylaj ka kërkuar të lirohet, duke vënë në dukje se ka një djalë 12-vjeçar për të cilin, sipas tij, duhet të kujdeset. “Kam fëmijën 12-vjeçar që tani s’di ku është, ka nevojë për kujdesin tim”, ka deklaruar ai para gjykatës. Ai është shprehur gjithashtu i keqardhur për vrasjen e ish-bashkëshortes, duke pretenduar se ishte përpjekur që ngjarja të mos ndodhte. “Ndjej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj”, ka thënë Sylaj. Megjithatë, rasti është shoqëruar me dëshmi shqetësuese të bëra publike, të cilat Arlinda Zekaj i kishte dhënë në Polici pak kohë...
Burimi:
javanews.al