Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kaluan perimetrin e sigurisë dhe më goditën”, flet sekretari i KZAZ-së 30: Ishin njerëzit e Rakipit, nuk na dhanë mundësi të shqyrtonim votën
👁11862
Sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti, pohon se u godit nga një person i pranishëm në ambientet e qendrës së numërimit në Kashar, pas kontestimit për një votë të socialistit Ornaldo Rakipi. Sipas tij, personat që mbështesin Rakipin kaluan perimetrin e sigurisë, teksa iu drejtuan me tone të larta dhe ofendime. “Nuk e di a ishte vëzhgues, e kontestoi me forcë duke bërtitur. Iu afrova, u thashë qetësohuni do ta shohim votën dhe do t’ju kthejmë përgjigje. Ata nisën sërish duke ofenduar dhe ngritën zërin. U thashë do marr masa për t’ju larguar nga KZAZ. Më pas, kaluan perimetrin e sigurisë...