Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kalosh Kërçova, tmerri i xhandarëve serbë
Më 4 prill 1920, një çetë shqiptare nga rreth 50 veta sulmoi stacionin e xhandarmerisë në fshatin Peçkovë (afër fshatit Vrutokut) të Gostivarit, me atë rast mbeti i vrarë një shqiptar/kaçak. Për hakmarrje xhandarmeria dhe elementi sllav i këtij fshati ndërmori fushatë përndjekje e arrestimesh ndaj banorëve të fshatit shqiptar Orqush i Gostivarit. Në kohën kur po bëheshin përgatitjet për një kryengritje masive shqiptare në Zonën e pushtimit jugosllav brenda Shqipërisë politike, grupet kaçake të “Krahut të Vardarit”, gjatë muajve maj-korrik 1920 thellë në prapavijë të ushtrisë jugosllave, përkatësisht në qarqet-prefekturat e Tetovës, Shkupit dhe të Manastirit, do të ndërmarrin një sërë aksionesh politike e guerile kundër institucioneve dhe forcave ushtarako-policore serbo-kroato-sllovene, duke kontribuar kështu në ngritjen e moralit dhe të gatishmërisë për kryengritje të...