“Kalorësi i Babunjës” rikthehet në Shqipëri pas ekspozimit në Vjenë

“Kalorësi i Babunjës” rikthehet në Shqipëri pas ekspozimit në Vjenë

Skulptura unike prej bronzi, “Kalorësi i Babunjës”, është rikthyer në Shqipëri pas dy muajsh ekspozimi në një nga institucionet muzeale më prestigjioze të Europës, Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë. Lajmi është bërë i ditur nga Akademia e Shkencave, e cila thekson se ekspozita u realizua falë bashkëpunimit mes Ambasadës së Shqipërisë në Austri, Institutit të Arkeologjisë pranë Akademisë së Shkencave dhe vetë muzeut austriak. Hapja e saj u shoqërua me një konferencë shkencore ndërkombëtare, ku morën pjesë mbi 120 studiues nga e gjithë bota. Shqipëria u përfaqësua me emra të njohur të fushës, si akad. Adem Bunguri, prof. Neritan Ceka, prof. Bashkim Lahi dhe prof. asoc. Eduard Shehi. Skulptura 2600-vjeçare, e zbuluar në vitin 2018 pranë Apolonisë (Babunjë, Lushnjë), qëndroi e ekspozuar në “Sallën...