Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kalon për gjykim “Partizani”, nis pas 7 muajsh përballja e Berishës dhe e ‘grupit’ me Drejtësinë
👁6656
Pas 7 muajsh “zvarritje”, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kaloi për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sali Berisha ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e “korrupsionit pasiv” lidhur me këtë dosje. Ndërkohë, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”. Të njëjtat akuza edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi ndërsa Xhimi Begeja e Andia Pustina akuzohen për pastrim parash. Prokuroria e Posaçme (SPAK) e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit...