Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur
“Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur”. Ky është mesazhi i parë i Erjon Vishkullit në rrjetet sociale pasi 28-vjeçari kaloi me sukses ndërhyrjen kirurgjikale, në klinikën “Gemelli” në Romë. Vishkulli u plagos me plumb gome në sy gjatë protestës kombëtare të së shtunës së kaluar në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Për rastin ka nisur një hetim nga Prokuroria e Tiranës, e cila po heton rrethanat në të cilat i riu u dëmtua gjatë protestës. Organi i akuzës kërkon nga autoritetet italiane t’i përcjellin kartelën mjekësore të Vishkullit, si edhe t’i venë në dispozicion plumbin e gomës, pas nxjerrjes nga trupi i të riut. Në kuadër të hetimit, prokuroria ka administruar gati 20 kartela mjekësore të protestuesve të tjerë...
Burimi:
javanews.al