Kallëzuan mësuesin për ngacmim seksual, flet njëra prej 7 nxënësve: Me mua personalisht s’ka bërë asgjë

Kallëzuan mësuesin për ngacmim seksual, flet njëra prej 7 nxënësve: Me mua personalisht s’ka bërë asgjë

vajza-njera prej nxenesve qe ka denoncuar mesuesin VLORË- Mësuesi 35-vjeçar Albano Amet u ndalua nga policia pasi u denoncua nga shtatë nxënëse të shkollës ku ai punonte, për ngacmim seksual. Ndërkohë, njëra prej vajzave të përfshira në denoncim ka deklaruar se personalisht nuk ka qenë viktimë e sjelljeve të pretenduara të mësuesit. Vajza është pjesë e grupit të nxënëseve që kanë bërë denoncimin, por për mediat, ajo ka deklaruar mësuesi nuk e kishte ngacmuar atë personalisht. Megjithatë, sipas saj, ajo kishte dijeni se ai kishte kryer veprime të tilla ndaj vajzave të tjera të shkollës. “Me mua personalisht nuk kishte bërë asgjë. Di vetëm që ka bërë këto veprime me disa vajza të shkollës”, deklaroi ajo. Gjithashtu, nxënësja tha se nuk kishte dijeni për shkëmbim...