Kallëzim për shkelje elektorale katër ditë para zgjedhjeve/ Kandidati për deputet Basir Çollaku paraqitet në SPAK…

Kallëzim për shkelje elektorale katër ditë para zgjedhjeve/ Kandidati për deputet Basir Çollaku paraqitet në SPAK…

Vetëm katër ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku, është paraqitur sot pranë SPAK. Detajet e kallëzimit nuk janë bërë ende publike, por besohet se lidhen me veprime që mund të cënojnë standardet e garës elektorale në qarkun ku ai garon. Raportohet se Çollaku ka dorëzuar një kallëzim penal për krim zgjedhor, duke ngritur shqetësime për procesin në zonën që ai përfaqëson.
Burimi: Sot.com.al