No Image Available

Kallas ngre zërin për Kosovën dhe Serbinë: Zbatoni marrëveshjet, ecni përpara

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime të ndara në Nju Jork me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimeve, Kallas theksoi nevojën për përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke e lidhur këtë proces edhe me rrugëtimin e të dyja palëve drejt Bashkimit Evropian. “Progresi në normalizimin e marrëdhënieve dhe progresi në rrugën drejt BE-së duhet të shkojnë dorë për dore”, shkroi Kallas në rrjetin social “X”. Ajo nënvizoi se në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja janë arritur marrëveshje detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, dhe kërkoi zbatimin e tyre. “Zbatimi i tyre nuk është një shërbim ndaj Brukselit, por një detyrim...