Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas do të vizitojë sot Kosovën. Ajo nisi të mërkurën një tur ballkanik ku vizitoi Serbinë dhe pritet të shkojë edhe në Maqedoninë e Veriut. Në një reagim në rrjetet sociale, Kallas u shpreh se do të takohet me qeveritarë të këtyre shteteve dhe shoqëritë civile për të diskutuar mbi rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian. Ajo tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është një domosdoshmëri për të ecur përpara drejt kësaj rruge. “Dialogu Prishtinë-Beograd është domosdoshmëri për të ecur përpara. Tashmë është koha për t’u riangazhuar”, shkroi...
Burimi: Javanews.al