Kalimet me gomone në Kanal: Britania nis kthimet në Francë

Kalimet me gomone në Kanal: Britania nis kthimet në Francë

Skema pilot mes Britanisë së Madhe dhe Francës, e njohur si “një brenda, një jashtë”, ka hyrë në fuqi këtë javë, me synimin për të frenuar kalimet ilegale të emigrantëve me varka të vogla përmes Kanalit. Marrëveshja parashikon që disa nga emigrantët që mbërrijnë ilegalisht në MB do të kthehen në Francë, ndërsa në këmbim Britania do të pranojë një numër të barabartë azilkërkuesish nga Franca që nuk kanë tentuar ende kalimin. Kryeministri britanik Sir Keir Starmer e cilësoi marrëveshjen si rezultat i “muajve të diplomacisë së të rriturve”, ndërsa ministrja e Brendshme Yvette Cooper e quajti një hap të rëndësishëm drejt çmontimit të rrjeteve të kontrabandës së njerëzve. Marrëveshja mori dritën jeshile nga Komisioni Evropian dhe disa shtete të BE-së, përfshirë Gjermaninë. Sipas planit,...