Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

Kalifornia ka ndaluar zyrtarisht martesat e fëmijëve, pasi guvernatori Gavin Newsom firmosi një ligj që i jep fund kësaj praktike, e cila ende lejohet në 32 shtete të SHBA-ve. Ligji i ri, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, përcakton se personat duhet të jenë 18 vjeç për t’u martuar në shtetin e Kalifornisë. Newsom e cilësoi ligjin si një “masë të vonuar prej kohësh për të mbrojtur të rinjtë dhe të miturit e Kalifornisë”. Ai e firmosi ligjin në prani të Courtney Stodden, prindërit e së cilës e lejuan të martohej me një aktor 50-vjeçar të Hollivudit kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe. Stodden, e cila prej vitesh ka bërë fushatë kundër martesave të fëmijëve, e cilësoi ndryshimin si një...