Kali i Trojës në rrugën e Shqipërisë drejt BE?/ Mitsotakis lëshon paralajmërimin e fortë
Greqia paralajmëron se mund të përdorë peshën e saj në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nëse nuk sheh progres të mjaftueshëm për të drejtat e minoritetit grek dhe regjistrimin e pronave. Paralajmërimi është bërë nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë konferencës për shtyp në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut. Mitsotakis tha se Athina mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por theksoi se çdo vend kandidat vlerësohet individualisht. Sipas tij, vendet anëtare kanë rol në hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave. Duke folur konkretisht për Shqipërinë, kryeministri grek deklaroi se progresi në regjistrimin e pronave dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek nuk është i mjaftueshëm. “Në momentin e duhur, do të ushtrojmë të drejtat tona”, deklaroi Mitsotakis, duke lënë...
Burimi:
ntv.al