Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kalendari i Superligës/ Në javën e parë spikat Vllaznia-Egnatia, derbi në javën e gjashtë
Këtë të premte, në Shtëpinë e Futbollit në kryeqytet u hodh shorti për Kategorinë Superiore, për edicionin 2025-2026. Gjithçka do të nisë më 23 gusht me sezonin e ri, teksa në javën e parë spikat dueli Vllaznia-Egnatia. Tirana dhe Partizani do të luajnë me dy ekipe modeste në letër, bardheblutë udhëtojnë në Ballsh, ndërsa Partizani pret në shtëpi Vorën. Në dy ndeshjet e tjera, Teuta luan me Dinamon, ndërsa Elbasani pret Flamurtarin. Kjo është java e parë në Superligë, ndërkaq, sipas shortit, derbi i shumëpritur i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në javën e gjashtë të çdo...