Burimi:
Syri.net

Kalas: Komisioni Evropian po propozon 1.6 miliardë euro për rimëkëmbjen e Palestinës
👁9758
Përfaqësuesja e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaya Kalas, theksoi se Komisioni Evropian po propozon një program gjithëpërfshirës shumëvjeçar të mbështetjes deri në 1.6 miliardë euro për rimëkëmbjen e Palestinës. Ajo tha se BE po punon për një paqe të qëndrueshme në Palestinë ku sipas saj do të negociohet dhe me palën izraelite. “Komisioni po propozon një program gjithëpërfshirës shumëvjeçar të mbështetjes deri në 1.6 miliardë euro që synon mbështetjen e BE-së për popullin palestinez dhe angazhimin për një paqe të qëndrueshme, duke negociuar midis dy shteteve", tha Kalas. Syri.net-CNN.gr.