Kalaja e Shkodrës dhe ajo e Lëkurësit do jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton projektin

Kalaja e Shkodrës dhe ajo e Lëkurësit do jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton projektin

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur një procedurë konkurrimi publik për dhënien në përdorim të hapësirave shërbimi në dy monumente kulture të kategorisë së parë: Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Qëllimi i kësaj nisme, sipas njoftimit zyrtar, është “rijetësimi” i këtyre pasurive kulturore. Subjektet e interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë janë të ftuara të dorëzojnë dokumentacionin pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, deri më 21 gusht. Megjithatë, dokumentet e shpallura nuk japin detaje mbi sipërfaqen që do të jepet në përdorim, mënyrën e shfrytëzimit apo masat...