Kakavijë/ Kapet me pistoletë dhe 141 gramë kanabis, arrestohet 51-vjeçarja gjermane
Një shtetase gjermane, 51 vjeçe, është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe rulotit që drejtonte, policia gjeti një pistoletë me municion dhe 141 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Sipas burimeve për SYRI-n, e arrestuar është shtetësja Alexandria Maria Schirmer, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Ajo u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Risku 2”. PKK Kakavijë/ Njoftimi Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku 2” Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me mulli, me municionin përkatës, dhe 141 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Vihet në pranga drejtuesja e automjetit. Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikimin e...
Burimi:
syri.net