Kaja Kallas takon Presidentin Begaj, diskutime mbi ecurinë e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në BE

Kaja Kallas takon Presidentin Begaj, diskutime mbi ecurinë e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në BE

Vizitën e saj në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e nisi me një takim me Presidentin Bajram Begaj. Në fokus të takimit ishte procesi i zgjerimit evropian në rajonin e Ballkanit, ecuria e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në BE, politika e jashtme e Shqipërisë dhe roli i saj në rajon. Presidenti i Republikës i shprehu Përfaqësueses së Lartë Evropiane mirënjohje për angazhimin e palëkundur dhe vëmendjen e veçantë që i ka kushtuar integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, sikurse thuhet në deklaratën për shtyp të Presidencës. Zgjerimi i Bashkimit...
Burimi: Top-Channel.tv