Kaja Kallas bën thirrje për presion maksimal ndërkombëtar ndaj Rusisë pas sulmit të ri vdekjeprurës

Kaja Kallas bën thirrje për presion maksimal ndërkombëtar ndaj Rusisë pas sulmit të ri vdekjeprurës

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, bëri thirrje për “presion maksimal ndërkombëtar” mbi Rusinë pas sulmit masiv ajror gjatë natës në Ukrainë që vrau 12 persona. “Sulmet e natës së kaluar tregojnë edhe një herë se Rusia është e vendosur të rrisë vuajtjet dhe të shkatërrojë Ukrainën. Është e tmerrshme të shohësh fëmijë midis viktimave”, tha Kaja Kallas në platformën X. “Ne kemi nevojë për presion maksimal ndërkombëtar mbi Rusinë për të ndaluar këtë luftë.”/vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv