Kadastra në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vijuar punën derë më derë në Bashkinë Finiq, me qëllim evidentimin në terren dhe trajtimin e problematikave të banesave pa dokumentacion pronësie. Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli ishte në Finiq për të ndjekur nga afër këtë proces. Gjatë takimit me banorët ajo tha se tashmë puna ka përfunduar në gjashtë fshatrat e parë, që përfshijnë Njësinë Administrative Finiq, ndërsa aktualisht grupet e punës janë të angazhuara në dhjetë fshatrat e Njësisë Administrative Aliko. “Vijmë derë më derë për të trajtuar të gjitha banesat që nuk kanë dokumentacion pronësie. Qëllimi është të evidentojmë problematikat nga afër dhe të ndjekim procedurat për zgjidhjen e tyre, ndërsa të gjitha të dhënat publikohen në faqen e ASHK, duke garantuar transparencë për çdo...
Burimi:
kohajone.com