Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kadastra e Goxhobellit zemra e korrupsionit shtetëror, qytetari nga Vora denoncon skemën mafioze që i grabiti tokën…
Prej më shumë se 35 vitesh, Petrit Breti nga fshati Shagë i Vorës endet korridoreve të institucioneve për të kërkuar të drejtën e pronës së trashëguar, ndërsa në zyrat e Kadastrës që drejtohet nga drejtoresha e përgjithshme, Lorena Goxhobelli, duket se është firmosur vjedhja me dokumente të falsifikuara. Ai denoncon një skemë të mirëorganizuar ku përmes mbështetjes politike dhe dorës së zezë të korrupsionit, prona e fisit Breti është kaluar në duart e grabitësve. Dosjet janë zhdukur, kërkesat janë grisur dhe zyrtarët kanë mbyllur sytë përballë fakteve, duke u bërë bashkëpunëtorë në krim. Në një dëshmi tronditëse për gazetën “SOT”,...