Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kabineti qeveritar jep llogari para Edi Ramës, çfarë po ndodh në mbledhjen me dyer të mbyllura
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish ditën e sotme kabinetin qeveritar, ku mësohet se po diskutohet dhe bëhet analiza e punës së çdo ministrie. Ashtu si mbledhja e kaluar e 24 korrikut, bëhet me dije se dhe ky takim po mbahet me dyer të mbyllura dhe “larg” mediave. Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se pas takimit që ende vazhdon brenda Kryeministrisë në fund do dalin konkluzionet, pikat dhe direktivat që ka caktuat Rama.