Kabineti i Izraelit miraton planin për të “pushtuar” Rripin e Gazës

Kabineti i Izraelit miraton planin për të “pushtuar” Rripin e Gazës

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i qeverisë izraelite miratoi mbrëmë planin për zgjerimin e operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, përfshirë “pushtimin” e enklavës palestineze, ndërkohë që vazhdon  të thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për të “intensifikuar dhe zgjeruar” operacionet e saj, tha sot një burim zyrtar izraelit për mediat. “Plani do të përfshijë, ndër të tjera, pushtimin e Rripit të Gazës dhe kontrollin e territoreve” të enklavës palestineze, tha burimi në një deklaratë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi ditën e djeshme se ai “do të vazhdojë të promovojë planin e (Presidentit të SHBA-së  Donald Trump) për të lejuar tërheqjen vullnetare të banorëve të Gazës”...
Burimi: Vizionplus.tv