Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Ka rënie të standardit në shërbimin e pastrimit”, kryebashkiaku Beci: Kompania të përmirësojë urgjent situatën
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Të dashur bashkëqytetarë, Ditët e fundit është konstatuar një rënie e standardit në shërbimin e pastrimit në disa zona të qytetit, kjo edhe prej fluksit të rritur sezonal. Për këtë arsye i kam kërkuar menjëherë kompanisë kontraktore dhe ndërmarrjes përkatëse të shërbimeve të Bashkisë që të ndërhyjnë dhe ta përmirësojnë urgjentisht situatën, duke pastruar, larë e dezinfektuar koshat e mbeturinave në këto ditë të nxehta vere, si edhe vëmendje të shtuar në zonën e Shirokës, Velipojës dhe Thethit që kanë momentalisht fluksin më të lartë. Bashkia po punon fort për të...