Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ka nisur pa problem votimi në qarkun Gjirokastër, mbi 7 mijë votues më pak se katër vite më parë
👁11809
Procesi i votimit në Qarkun e Gjirokastrës ka nisur në përgjithësi pa probleme të mëdha. Qendrat e votimit janë hapur në oraret e parashikuara, me përjashtim të disa qendrave në Bashkinë Dropull, ku për shkak të vonesës së komisionerëve dhe mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik, procesi nisi me rreth 35 minuta vonesë. Në disa zona të Dropullit dhe Zagorisë nuk janë kontraktuar operatorë për identifikimin biometrik për shkak të mungesës së stafit dhe problemeve me internetin; në këto qendra identifikimi po bëhet manualisht, me konsensusin e komisioneve. Gjithashtu, janë shënuar disa situata të vogla teknike, si ngatërrimi i kapakëve...