Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Ka lidhje me Maduron’, SHBA-ja sanksionon bandën venezueliane ‘Karteli i Diellit’
Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj një grupi venezuelian që, sipas tij, drejtohet nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, duke pretenduar se ky grup mbështet kartelet kryesore të drogës. Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit njoftoi për kufizime ndaj të ashtuquajturës “Karteli i Diellit”, duke e klasifikuar atë si një entitet të përcaktuar globalisht si terrorist. Agjencia OFAC, e cila përcakton sanksionet bazuar në politikën e jashtme të SHBA-së, thotë se grupi është “drejtuar nga Nicolas Maduro” dhe “persona të tjerë të lartë venezuelianë në...