“Ka kërcitur arma, por…”, Strazimiri nostalgjik për Kuvendin e dikurshëm: Kishe kënaqësi të dëgjoje debatet mes Berishës e Dokles

“Ka kërcitur arma, por…”, Strazimiri nostalgjik për Kuvendin e dikurshëm: Kishe kënaqësi të dëgjoje debatet mes Berishës e Dokles

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Genc Strazimiri, ka bërë një krahasim mes Kuvendit të dikurshëm dhe atij të sotëm, gjatë një interviste në emisionin “Çdo Kënd” me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN. Ai kujtoi periudhën nga viti 1991 deri në 2013 si një epokë të debatit të ashpër, por me nivel të lartë intelektual. “Në atë parlament ka kërcitur edhe arma – Azem Hajdarin gati e vranë brenda sallës në vitin 1997 – por kishe kënaqësi t’i dëgjoje”, tha Strazimiri, duke përmendur përballje mes figurave të njohura si Sali Berisha, Namik Dokle, Pjetër Arbnori dhe Gramoz Ruçi. Sipas...