Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ka dorë Irani? Sulm vetëvrasës në një Kishë Ortodokse në Damask, raportohet për 15 viktima
Një sulm vetëvrasës ka goditur një kishë ortodokse në lagjen Duweila të Damaskut, duke lënë të paktën 15 persona të vdekur, sipas burimeve të sigurisë të cituara nga agjencia Reuters. Televizioni shtetëror sirian raportoi se autori i sulmit u hodh në erë brenda kishës së Profetit Ilia (Mar Elia) gjatë një ceremonie fetare të dielën në mbrëmje. Në momentin e shpërthimit, në kishë ndodheshin dhjetëra besimtarë të krishterë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Sirisë, sulmuesi ishte pjesëtar i organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS). Autoritetet siriane kanë nisur hetimet, ndërsa siguria është forcuar në zonat me prani të komuniteteve të krishtera...