“Ka bërë 4 gola në Europë, çfarë duhet më shumë?”! Gazetari: Gruda duhet të merret nga Shqipëria

“Ka bërë 4 gola në Europë, çfarë duhet më shumë?”! Gazetari: Gruda duhet të merret nga Shqipëria

Egnatia u shpall kampion duke ia dalë në mënyrën më të mirë në fundin e kampionatit, ndërsa rrugëtimi në Europë, ishte fantastik. Moderatori i emisionit Mega Sport, Altin Sulçe, ka folur sa i përket protagonistit të ekipit të Nevil Dedes në ndeshjet e fundit, Grudës. “Katër gola ka bërë Gruda në këtë sezon në Europë, i shpejt, i fortë, i pjekur. Dhe një në sezonin e shkuar në Champions League, 5 gola. A nuk e meriton një grumbullim te Shqipëria që të marr hov cilësor? Njëherë gol, njëherë detyron kundërshtarin të marrë karton të kuq. A nuk e merr dot njëherë kundër San Marinos? Pra nuk përmbyset bota nëse ti e merr te Shqipëria”, tha Sulçe. /Sport Ekspres/