Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ka aksion apo jo? Pas 2 ditësh “shfryhen” kontrollet, Tatimet: Tregtarët ambulantë s’kanë detyrim për të lëshuar faturë!
Pamje nga aksioni TIRANË- Një situatë e paqartë është krijuar në terren për kuponin tatimor. Sot, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dalë me një njoftim për mediat dhe qytetarët. Në ditën e dytë pas nisjes së aksionit kombëtar për të sekuestruar produktet bujqësore e blegtarale që shiten pa faturë, Administrata Tatimore lajmëron se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat. “Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe...