Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventusi rikthen BBC? Chiellini, gati të thërrasë Barzagli dhe Bonucci në hallkat e reja drejtuese
👁12830
Juventusi mund të jetë në prag të një rikthimi simbolik dhe emocional: tridentit mbrojtës legjendar BBC (Barzagli, Bonucci dhe Chiellini). Natyrisht, jo më në fushë, por me kostum dhe kravatë, në strukturat drejtuese të klubit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Giorgio Chiellini, tashmë përgjegjës për marrëdhëniet institucionale, pritet të marrë një rol më të rëndësishëm te “Zonja e Vjetër” dhe si lëvizje të parë synon të rikthejë dy ish-shokët e tij të mbrojtjes bardhezi. Leonardo Bonucci mund të bëhet pjesë e stafit teknik të skuadrës së parë, veçanërisht nëse kthehet në stol Antonio Conte, trajneri që krijoi dhe forcoi BBC. Andrea...