Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventusi refuzon kampionët e botës për Yildiz, “jo” e prerë 65 milionëve të ofruar nga Maresca
E përditshmja “Gazzetta dello Sport” bën sot një pasqyrë të së ardhmes së Kenan Yildiz. Chelsea, gjatë ditëve të fundit, është paraqitur në Itali dhe ka trokitur me vendosmëri në derën e Juventusit, por “Zonja e Vjetër” nuk është hapur për numrin e saj 10. Blutë e Londrës, që sapo kanë triumfuar në Kupën e Botës për Klube të FIFA-s, në versionin e pasur amerikan, kanë tentuar t’ia dhurojnë talentin turk trajnerit Enzo Maresca, edhe ai një ish-lojtar i Juventusit. Bëhet fjalë për një ofertë të pasur dhe konkrete: të paktën 65-68 milionë euro, e shtyrë përpara nga vetë Maresca,...