Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventusi nuk ka shans për Gyokeres, gjen sulmues “falas” në Ligue 1
19 Qershor 2025 16:47 Telesport Jonathan David është një nga sulmuesit më të kërkuar në Europë. Kjo, jo vetëm për cilësitë e tij sportive, por sidomos sepse kontrata e tij me Lille ka përfunduar dhe praktikisht transferohet si lojtar i lirë ku të dëshirojë. Juventusi është klubi që po tenton më shumë të sigurojë këtë afrim fantastik, por edhe PSG po e konsideron si një nga alternativat e sulmit. “Zonja e vjetër” ka kuptuar se David është varianti më i sigurt në merkato, sepse sulmuesi që torinezët duan, Viktor Gyokeres, ka shprehur preferencë për një kalim te Arsenali.