Juventusi nis revolucionin e merkatos me një rikthim, e sugjeroi Chiellini

Juventusi nis revolucionin e merkatos me një rikthim, e sugjeroi Chiellini

3 Qershor 2025 18:47 Telesport Juventusi po planifikon një revolucion total për sezonin e ardhshëm futbollistik. Klubi italian raportohet se do t’i besojë Hasan Salihamidzic, ish-drejtor i Bayern, sipas Tuttosport. Ka disa muaj që flitet për rikthimin e tij në një rol të tillë pas aventurës jo edhe aq pozitive në Mynih, por tani gjërat po bëhen konkrete. Salihamidzic ka luajtur për Juventusin nga viti 2007 deri në vitin 2011. Bashkë me të po ndiqen edhe Ricky Massara, Diego Lopez dhe Matteo Tognozzi. Giorgio Chiellini, i cili do të jetë drejtori i strategjisë sportive për “Zonjën e vjetër”, e ka...
Burimi: Telesport.al