“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të një të riu nga Elbasani, duke deklaruar se ka siguruar personalisht kurimin e tij në një spital në Itali dhe transportin me avion charter mjekësor. Rama fajësoi nxitësit e dhunës për pasojat e përplasjeve, ndërsa akuzoi opozitën se po e përdor rastin për të nxitur tensionet. Në reagimin e tij, kryeministri përdori gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë, duke paralajmëruar se, sipas tij, ata do të humbasin përballjen politike. Edi Rama: Pjesëmarrja në protestat e dhunshme është sigurisht e rrezikshme edhe për vetë dhunuesit dhe ata që rrinë rrotull tyre, aq më tepër kur dihet tanimë edhe botërisht që në këto protesta është edhe dora...