Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Ju falënderojmë edhe një herë për kontributin tuaj të vyer…”, FSHF me letër publike falënderimi për Policinë e Shtetit
Federata e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Policisë së Shtetit me rastin e bashkëpunimit ndërinstitucional gjatë organizimit të ndeshjes Shqipëri–Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. FSHF shpreh mirënjohjen për profesionalizmin dhe angazhimin e Policisë së Shtetit në menaxhimin e flukseve të tifozëve, që mundësoi zhvillimin e një ndeshjeje të sigurt dhe të qetë, në përputhje me standardet më të larta të organizimit. Më poshtë letra e falënderimit dërguar Policisë së Shtetit: Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të thella për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesionalizmin e treguar...