Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ju falenderoj përgjunjësisht për besimin”, Rama: S’po i gjej dot fjalët për sonte në 7 në Sheshin ‘Skënderbej’
👁6736
Pasi fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit duke marrë 83 mandate, kryesocialisti Edi Rama ka falënderuar të gjithë shqiptarët. Ai shprehet se s’po i gjen dot fjalët për fjalimin e tij i cili do të mbahet në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”. “MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Top Channel