“Ju do të festoni 12-vjetorin e tortës së Lulit”- Manja ironizon opozitën për protestën e 28 Nëntorit, mbron aktet normative për tubimet

“Ju do të festoni 12-vjetorin e tortës së Lulit”- Manja ironizon opozitën për protestën e 28 Nëntorit, mbron aktet normative për tubimet

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, mbrojti nga foltorja e Kuvendit dy aktet normative për tubimet dhe dëmet e shkaktuara gjatë protestave, duke argumentuar se ato synojnë të ndëshkojnë dhunën dhe jo të kufizojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Manja kundërshtoi pretendimet e opozitës se aktet normative bien ndesh me Kushtetutën, ndërsa e argumentoi urgjencën e miratimit të tyre me rrezikun e përsëritjes dhe përshkallëzimit të dhunës. Deputeti socialist komentoi edhe protestën e paralajmëruar për 28 nëntorin, duke deklaruar se protestat e qershorit dhe tetorit dështuan, pasi, sipas tij, qytetarët nuk e mbështetën dhunën. Pjesë nga fjala e Ulsi Manjës në Kuvend: “Ne shqyrtojmë sot 2 akte normative, që rregullojnë 2 çështje të ndryshme me një qëllim, të dënojnë dhunën...