Jose Mourinho reagon për “skandalin” e fundit të Raul Asencio-s: Nuk jam i kënaqur

Jose Mourinho reagon për “skandalin” e fundit të Raul Asencio-s: Nuk jam i kënaqur

Në konferencën për shtyp para përballjes me Real Betis, Jose Mourinho nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve në lidhje me ngjarjen e fundit me protagonist Raul Asencio, i cili u kap në gjendje të dehur duke i dhënë makinës. Mbrojtësit i është hequr patenta për 8 muaj. “Çfarë ndjetë kur mësuat lajmin për dënimin e Asencios? Ai ishte pothuajse katër herë mbi limitin ligjor të alkoolit…”, ishte pyetja drejtuar Mourinho-s. “Fola me të kur mbërrita. E bëra këtë në lidhje me çështjet e së kaluarës. Dhe që nga ai moment, nuk kam folur më me të. Nuk diskutoj më situata që ndodhinjashtë Valdebebas. Sepse brenda, ai është një profesionist i vërtetë. Kur ishte në formë, askush nuk stërvitej më shumë ose më mirë se ai....