Jorida Tabaku vizitë në fasoneri: Angazhim për uljen e taksave dhe mbështetje e PD për punonjësit dhe bizneset

Jorida Tabaku vizitë në fasoneri: Angazhim për uljen e taksave dhe mbështetje e PD për punonjësit dhe bizneset

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi sot një fasoneri, ku bisedoi nga afër me punonjësit dhe drejtuesit e saj. Gjatë takimit, ajo shprehu vlerësim të veçantë për punëtorët dhe premtoi mbështetje konkrete në drejtim të lehtësimit fiskal dhe zhvillimit të biznesit. Tabaku theksoi se prioritet i saj do të jetë ulja e ndjeshme e taksave për bizneset, nga 50% në 10%, si dhe ulja e sigurimeve shoqërore, me qëllim rritjen e të ardhurave reale për punonjësit. “Nëse ulet taksa për biznesin nga 50% në 10%, nëse ulen sigurimet shoqërore, kjo do të thotë më shumë lekë në xhepat tuaj”, deklaroi Tabaku, duke shtuar se “forca e ekonomisë gjendet pikërisht tek bizneset dhe tek njerëzit e punës si ju”. Në bisedë me punonjëset...