Jorida Tabaku: TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje në nivelin 6%

Jorida Tabaku: TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje në nivelin 6%

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë në lidhje me mbështetjen për bujqësinë, duke theksuar se politika aktuale e TVSH-së po i penalizon fermerët shqiptarë. Sipas saj importuesit e mëdhenj po blejnë jashtë vendit, duke lënë pas dore produktet vendase. “Duke pasur një diferencë të TVSH në hyrje dhe në dalje pra të fermerit të vogël dhe të importuesit të madh e gjithë kjo diferencë TVSH-je kthehet në një supertaksë për fermerin. Pra diferenca 0%, 10%, 20% konsiderohet si një taksë dhe të gjithë importuesit e mëdhenj preferojnë më mirë që të marrin jashtë, sesa të blejnë nga fermeri shqiptar”, tha Tabaku. Deputetja demokrate theksoi nëpermjet një video të publikuar në rrjetet sociale se opozita ka propozuar që TVSH-ja në bujqësi të unifikohet në...