Jorida Tabaku: Fshinë 15 bashki me një të rënë të lapsit. PS nuk do reformë, por një hartë elektorale
Pasi fshinë 15 bashki nga harta PS ka depozituar kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale, i cili do të ketë një mandat 9-mujor. Në Konferencën e Kryetarëve, Deputetja demokrate, Jorida Tabaku kundërshtoi kërkesën e maxhorancës. "Të jemi seriozë për rolin tonë si deputetë. Nuk besoj se ka vlerë të diskutojmë për të bërë një punë që e kishim për detyrë ta bënim, por që nuk u bë. Tani po ngrihet një komision tjetër, pasi komisioni i parë shërbeu vetëm për të vizatuar hartën.Kjo kërkesë është kopje e asaj që parashikohej në objektin e vendimit të Kuvendit të tetorit të vitit të kaluar. Atëherë ju votuat kundër, ndërsa tani e sillni sërish për votim dhe jeni pro. Kjo nuk është serioze'...
Burimi:
syri.net