Jorge Luis Borges për shkrimtarin dhe lexuesin

Jorge Luis Borges për shkrimtarin dhe lexuesin

Në thelb e konsideroj veten një lexues. Siç e dini, kam guxuar të shkruaj; por besoj se ajo që kam lexuar është shumë më e rëndësishme se ajo që kam shkruar. Sepse njeriu lexon çfarë të dojë, por nuk shkruan çfarë të dojë, ai shkruan çfarë të mundet… Domethënë, si të gjithë njerëzve, mua më kanë ndodhur shumë gjëra. Kam gjetur kënaqësi në shumë gjëra: në not, në shkrim, në soditjen e një lindjeje apo perëndimi dielli, në dashuri. Por fakti qendror i jetës sime ka qenë ekzistenca e fjalëve dhe mundësia e endjes dhe transformimit të këtyre fjalëve në poezi. Sigurisht, në fillim, isha vetëm një lexues. Dhe mendoj se lumturia e lexuesit është më e madhe se ajo e shkrimtarit, sepse lexuesi nuk...