Jorge Luis Borges: Marrja me letërsi mund të të mësojë t’u bësh bisht gabimeve…

Jorge Luis Borges: Marrja me letërsi mund të të mësojë t’u bësh bisht gabimeve…

Jorge Luis Borges Nga: Jorge Luis Borges Marrja me letërsi mund të të mësojë t’u bësh bisht gabimeve, por jo dhe t’i meritosh gjetjet. Ajo nxjerr në pah pamundësitë dhe caqet tona të ashpra. Me kalimin e viteve, nxura se isha i privuar prej kadencës magjike, metaforave kërshëritëse, pasthirrmave, veprës së përpunuar me mençuri a asaj me frymëmarrje të gjerë.Shorti e deshi të merresha me atë që shpesh thërritet poezi intelektuale. Fjala është thuajse oksimoron; intelekti (zgjuarsia) mendon përmes abstraksionit, poezia (ëndrra) përmes shëmbëlltyrave, miteve e përrallave. Poezia intelektuale duhet t’i pleksë ëndshëm këto dy procese. Kështu bën Platoni në dialogjet e tij; kështu dhe Frensis Bekoni në enumeracionin e tij mbi idhujt e fisit, mbi tregun, guvën dhe teatrin. Mjeshtri i zhanrit është, në...