
Tjetër aksident ajror në SHBA, avioni rrëzohet në një zonë të banuar
Një aksident ajror ka ndodhur në Lancaster County të Pensilvanisë në SHBA, ku një avion i vogël është rrëzuar në parkingun e një komuniteti pensionistësh në Brethren Village.
Sipas raportimeve të para, një numër i paqartë personash janë lënduar nga aksidenti. Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakë të mëdha dhe një re tymi të zi që ka mbuluar zonën, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar menjëherë për të menaxhuar situatën.
Avioni i rrëzuar ishte një Beechcraft Bonanza, një model me një motor të vetëm, që zakonisht mban deri në gjashtë persona.
Autoritetet konfirmojnë se në bord ndodheshin pesë persona, por nuk është dhënë ende një përditësim mbi gjendjen e tyre.
Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 sipas orës lokale, pranë Lancaster Airport në Manheim Township, ndërkohë që të paktën dy automjete janë dëmtuar nga flakët e përhapura në parking.
Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, ka deklaruar se të gjitha burimet shtetërore janë vënë në dispozicion për ndihmën dhe hetimin e ngjarjes. Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse ndonjë prej tyre është prekur nga aksidenti.
Lajmi në përditësim…
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi