Spanjollët përzënë turistët: Shkoni në shtëpi!
Mijëra protestues kundër turizmit masiv në Barcelonë janë parë duke spërkatur me pistoleta me ujë turistët teksa darkonin në restorantet e zonave më të njohura të qytetit spanjoll gjatë kësaj fundjave.
Qytetarët e Barcelonës kanë “luftuar” me një numër të kufizuar të banesave për vite me rradhë, teksa për shifrat e larta të turizmit fajësojnë politikanët.
Kryebashkiaku i Barcelonës u zotua kohët e fundit të eliminojë lejet afatshkurtëra turistike në qytet brenda pesë viteve, duke thënë se apartamentet do të jenë në dispozicion të vendasve.
“Po protestojmë kundër turizmit masiv në Barcelonë. Vitet e fundit qyteti është kthyer tërësisht për turistët dhe ajo që duam është një qytet për qytetarët dhe jo në shërbim të turistëve.
Restorantet dhe hotelet janë grupi që fiton më shumë para, por njerëzit janë në një situatë shumë të keqe dhe nuk kanë para të mjaftueshme për të jetuar. Ky është problemi.”
Protestuesit mbanin tabela që lexonin “Barcelona nuk është në shitje” dhe “Turistë shkoni në shtëpi”, teksa disa prej tyre spërkatën turistët me pistoleta me ujë teksa ata darkonin jashtë.
Qiratë u rritën me 18% në qershor krahasuar me një vit më parë në qytetet e njohura turistike si Barcelona dhe Madridi, sipas faqes së internetit të pronave Idealista.
Kryetari i bashkisë së Barcelonës, Jaume Collboni, njoftoi një plan në qershor për të hequr të gjitha qiratë afatshkurtra deri në vitin 2028, një veprim i papritur drastik nga autoritetet që kërkojnë të frenojnë kostot e larta të strehimit dhe ta bëjnë qytetin të jetueshëm për banorët e tij të përhershëm.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Denisi nga Durrësi
I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
Voto
Djali nga Tirana
I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
Voto
Petrit Alijaj
I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
Voto
I riu shkodran
Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Voto
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Jurgen Çela
I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
Voto
Asgan Mërnica
I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
Voto
Erdgys Arrazi
Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
Voto
Djali dhunues
I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
Voto
Eduart Danaj
I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
Voto
Vlonjati
I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t’i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
Voto
Babai dhunues
Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
Voto
Adoleshentët
Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Voto
Burimi