Minoreni lë një polic të vrarë, një tjetër të plagosur rëndë gjatë përballjes me armë në SHBA

Minoreni lë një polic të vrarë, një tjetër të plagosur rëndë gjatë përballjes me armë në SHBA

Një oficer policie është vrarë dhe një tjetër lufton për jetën pas shkëmbimin të zjarrit me një 14-vjecar mbrëmë në Newark, pranë New York City, SHBA.
Rrjeti vendas ABC7 thotë se përplasja me armë nisi rreth orës 6:30 pasdite pranë një fast-food-i ku adoleshenti po qëndronte me miqtë e tij.
Nuk cilësohen arsyet e nisjes së konfliktit me oficerët por rrjedhimisht minoreni kishte qëlluar të paktën 29 plumba ndaj tyre.
Oficerët ishin dërguar ishin dërguar në spitalin University Hospital, ku një prej tyre humbi jetën dhe tjetri është në gjendje të rëndë.
Në lidhje me autorin ka raportime konfliktuese, teksa disa media thonë se është arrestuar dhe të tjera deklarojnë se “ka vdekur”.
I dyshuari po qëndronte me një grup të madh miqsh në restorantin fast-food para incidentit, por nuk është e qartë çfarë shkaktoi shkëmbimin e zjarrit me oficerët.
“Ngjarja e rëndë është ende në zhvillim, ne lutemi për dy oficerët, familjarët e tyre”, shkruante në një koment guvernatori i New Jersey, Phil Murphy.
Policia e New Jersey gjithashtu komentonte mbi ngjarjen e absurde.
“Jemi të trishtuar të dëgjojmë për të shtënat ndaj dy oficerëve të guximshëm, një prej të cilëve bëri sakrificën ekstreme”, shkruan agjencia në rrjetet sociale, sipas New York Post.
I dyshuari po qëndronte me një grup të madh miqsh në restorantin fast-food para incidentit, por nuk është e qartë çfarë shkaktoi shkëmbimin e zjarrit me oficerët.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente