Gjykata urdhëron qeverinë italiane ‘të dëmshpërblejë’ emigrantët të cilëve iu vonua leja e zbarkimit

Gjykata urdhëron qeverinë italiane ‘të dëmshpërblejë’ emigrantët të cilëve iu vonua leja e zbarkimit

Në një tjetër zhvillim absurd nga kriza e emigracionit në Evropës, gjykata e lartë e Italisë ka vendosur se qeveria duhet të kompensojë një grup emigrantësh ilegalë që mbetën të bllokuar rreth një javë në bordin e anijes Diciotti në gusht 2018, pasi iu mohua e drejta e zbarkimit në portin e Katanias, teksa vinin nga ishulli Lampedusa.
Në seancën gjyqësore qeveria “u dënua” për vonesën e zbarkimit, sipas urdhrit të dhënë nga ish-ministri i brendshëm Matteo Salvini, duke kërkuar çuditërisht dëmshpërblim për “heqje të jashtëligjshme të lirisë”, megjithëse ata ishin njerëz që po hynin ilegalisht në një vend të huaj.
Vendimi komentohet në vend si një tjetër përplasje mes administratës së djathtë të Giorgia Meloni dhe gjyqtarëve të sistemit të majtë, të njohur ironikisht si “togat e kuqe”.
Meloni e quante vendimin “shumë të dyshimtë” për dëmshpërblim që sipas saj është në kontradiktë me normal aktuale ligjore.
“Qeveria duhet të kompensojë njerëz që përpiqen të hyjnë ilegalisht në vend, me paratë e taksapaguesve italianë. Nuk besoj se këto veprime i afrojnë qytetarët me institucionet, kjo është shumë zhgënjyese,” shkruante Meloni duke shprehur zhgënjim per shpërdorimin e burimeve.
Zhvillimet vijnë në një kohë kur kriza e pafrenuar e emigracionit ka përfshirë të gjithë vendet e BE dhe SHBA, duke shkaktuar zemërim e zhgënjim mes popullatës vendase që vuan nga inflacioni dhe shtrëngime financiare.
Ndërkohë çuditërisht të gjithë të ardhurve ilegalë u jepen falas strehim, ushqim, celularë e veshje, kur populli autokton i vendeve vuan shtrëngime financiare dhe mezi arrin të mbyllë shpenzimet e muajit.
Protesta të shumta janë organizuar në Gjermani, Angli e Irlandë kundër politikave absurde të emigracionit ku kritikët akuzojnë qeveritë “po pushtojnë vendin e tyre me ushtarë të huaj”, nga frika e revoltës së vendasve prej politikave armiqësore.
Incidenti në anijen Diciotti përfshinte 190 emigrantë të mbajtur në bord pasi ish-ministri Salvini, refuzoi zbarkimin e menjëhershëm të emigrantëve ilegalë, teksa kërkonte solidaritet nga Bashkimi Evropian për shpërndarjen e drejtë të tyre.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.

JOQ Sondazh

KLIKO PËR TË VOTUAR
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente