Johnny Cash, zëri i paharruar i muzikës country dhe rock

Johnny Cash, zëri i paharruar i muzikës country dhe rock

12 September, 2026 - 19:40 Johnny Cash, i lindur J. R. Cash më 26 shkurt 1932, ishte një nga këngëtarët dhe kompozitorët më të njohur amerikanë, me ndikim të madh në muzikën country dhe rock & roll. Ai u nda nga jeta më 12 shtator 2003, në moshën 71-vjeçare. Cash u bë i njohur për zërin e tij të thellë dhe karakteristik, stilin e veçantë muzikor dhe veshjen e errët, që i solli pseudonimin “Njeriu në të Zeza” (The Man in Black). Koncertet e tij nisnin shpesh me frazën tashmë të njohur: “Hello, I’m Johnny Cash”. Gjatë karrierës së tij, ai trajtoi në këngët e tij tema si dëshpërimi, vuajtja morale dhe pendesa. Ndër këngët më të njohura të tij janë “I Walk the Line”,...